Zjarri në banesë, ndërron jetë nëna, dy fëmijët transportohen në spital me djegie

Oct 19, 2025 | 14:11

Një ngjarje tragjike është regjistruar sot (19 tetor) në Maliq, ku një zjarr ka përfshirë një banesë dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

korce zjarr

Sipas informacioneve paraprake, nëna nuk ka mundur t’i shpëtojë flakëve, ndërsa dy fëmijët 14 dhe 6 vjeç kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor. Po punohet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të flakëve.

Maliq / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© Panorama.al

Te lidhura