Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, ndërsa kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar, e cila është asfiksuar nga tymi.
E moshuara që jetonte vetëm është transportuar në drejtim të spitalit rajonal për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.
© Panorama.al












