Zjarr në konsullatën amerikane në Dubai, dyshohet se u godit nga një dron iranian

Mar 3, 2026 | 21:22

Zyra e mediave e qeverisë së Dubai, konfirmoi se një zjarr shpërtheu pas një sulmi me dron pranë Konsullatës së SHBA.

dubai

Sipas zyrës, zjarri është vënë nën kontroll. “Skuadrat e emergjencës reaguan menjëherë. Nuk ka raporte për të lënduar,” thuhet në deklaratë.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe shtylla tymi që ngrihen nga ndërtesa.

Më herët të martën, Irani goditi Ambasadën e SHBA-së në Arabia Saudite.

© Panorama.al

Te lidhura