Zjarr në kodrat e Vaqarrit, vështirësi për zjarrëfikësit

Jan 18, 2012 | 17:51

TIRANE- Një zjarr i madh ka përfshirë Kodrën e Prushit në Vaqarr, Tiranë. Prej pak minutash zjarri është përhapur në një hapësirë të konsiderueshme të zonës.

Efektivat e zjarrëfikësve të kryeqytetit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit është e pa mundur mbërritja e flakëve.

Kreu i Zjarrëfikësve, Dilaver Laçi ka konfirmuar për mediat se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Sipas tij, zjarri është vënë nga fshatarët me qëllim krijimin e kullotave të reja

© Panorama.al

Te lidhura