Zjarr masiv në zonën pyjore mes Andon Poçit dhe Hundëkuqit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Jul 19, 2026 | 22:36

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse.

Screenshot 2026-07-19 223430

Njoftimi për rënien e zjarrit është marrë rreth orës 21:09, pas së cilit në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë dy grupe shërbimi me dy automjete zjarrfikëse.

Pas mbërritjes në terren, ekipet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) kanë konstatuar se zjarri kishte dy vatra aktive, të shpërndara në dy kodra të ndryshme.

Terreni i vështirë ka bërë të pamundur ndërhyrjen me automjete, ndaj operacioni i shuarjes po kryhet nga forcat në këmbë.

Screenshot 2026-07-19 223403

Për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të përfshirë nga flakët, situata është vlerësuar si zjarr masiv dhe për këtë arsye është angazhuar i gjithë efektivi i Shërbimit të MZSH-së.

Aktualisht, zjarrfikësit po vijojnë punën intensive për izolimin dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe zonave të banuara në fshatrat Andon Poçi dhe Hundëkuq.

© Panorama.al

Te lidhura