Zjarr godinës së komunës, digjen dokumentet

Sep 12, 2011 | 9:38

SHKODËR- Godina e komunës Shalë në Shkodër është përfshorë nga flakët, duke u djegur thuajse tërësisht.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshimet e para flasin për një ngjarje të qëllimshe.

Nga hetimet ka rezultuar se godinës i është vënë flaka, por autorët janë ende të paidentifikuar. Për shkak të forcës së flakëve, ndërhyrja për ndihmë ka qenë e pamundur.

Nuk ka ende një bilanc të qartë të dëmit të shkaktuar nga zjarri, por paraprakisht thuhet se dokumentacioni i komunës është shkatërruar.

© Panorama.al

Te lidhura