Zinedin Zidane, lojtari më i mirë në 20 vitet e Champions-it

Nov 18, 2011 | 14:19

Një anketim i lojtarëve, gazetarëve dhe përdoruesve të sitit zyrtar të UEFA-s (uefa.com) ka shërbyer për një studim të institucionit qendror të futbollit europian, në bazë të të cilit janë përzgjedhur edhe lojtarët më të mirë në 20 vitet e Champions-it, në formatin e tij të tanishëm. Në bazë të votave, ka rezultuar se Zinedin Zidane është lojtari më i mirë në dy dekada të Ligës së Kampioneve. Klasi dhe eleganca e franko-algjerianit, që shkëlqeu në radhët e Juventusit dhe të Realit të Madridit për klube, si edhe pjesë e Francës, me kombëtaren, arritën majat në Champions vitin 2002, kur realizoi golin vendimtar në finalen ndaj Leverkusenit, me një gjuajtje mjeshëtore, fluturimthi. Bagazhi i jashtëzakonshëm i francezit ka lënë pas yje të tjerë si Mesi, Maldini, Ksavi apo Raul, protagonistë absolutë edhe ata në dy dekadat e fundit, që kur Championsi zëvendësoi me formatin e tanishëm Kupën e Kampionëve. Larg grupit të pesë futbollistëve të lartpërmendur renditet Iniesta, Casillas, Ronaldo, Kaka, Roberto Carlos, Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo. Befasues fakti që portugezi, në këtë renditje shfaqet vetëm në vendin e 30-të, ndonëse ka qenë protagonist në shumë edicione me Real Madridin dhe më parë edhe fitues me Manchester United. Spanjollët, me tetë futbollistë në 20 vendet e para, janë kombi më i përfaqësuar, me emra të tillë: Morientes, Hierro, Mendieta, Casillas, Puyol, Iniesta, Raul dhe Xavi.

© Panorama.al

Te lidhura