Zinedin Zidan, drejtori i ri sportiv tek Real

May 27, 2011 | 10:54

Zinedin Zidan do të jetë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, drejtori i ri sportiv i Realit të Madridit. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, që citon klubin e “galaktikëve”, Florentino Perez ka zyrtarizuar shkarkimin e Horge Valdanos nga detyra drejtorit të Përgjithshëm të madrilenëve dhe ka theksuar se pushteti i trajnerit luzitan Zhoze Murinjo do të shtohet. Zidan, i cili aktualisht është këshilltari i presidentit të klubit spanjoll që nga viti 2010, do të zëvendësojë në detyrën e drejtorit sportiv, Migel Pardezën.

© Panorama.al

Te lidhura