Zhgënjen Skënderbeu, Sukaj “çmend” Vllazninë

Sep 11, 2011 | 11:41
Foto ilustruese

Skënderbeu ka barazuar dje 0-0 kundër Tomorit, në një ndeshje me emocione ku munguan vetëm golat.Beratasit nuk u dorëzuan edhe pse mbetën me dhjetë lojtarë që në minutën e 45-të, pas daljes me të kuq të Roshit, i cili mori dy të verdhë. Skënderbeu ishte edhe i pafat në takimin e djeshëm, por duhet thënë se një nga më të mirët në fushë ishte portieri i Tomorit, Llani, i cili bëri gjashtë pritje fantastike. Në minutën e 87-të të ndeshjes, kapiteni Shkëmbi i Skënderbeut doli me të kuq për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit.
Vllaznia-Laçi 3-1
Xhevahir Sukaj është heroi i Vllaznisë, sepse brenda 17 minutave të fundit të ndeshjes, Vllaznia përmbysi disavantazhin, duke fituar 3-1 me Laçin, në javën e parë të sezonit 2011-2012. Një fitore me shumë vlerë për formacionin e Mirel Josës dhe një nisje e bukur nën administrimin e Bashkisë së Shkodrës. Në fakt, ishte Buhran Ermullahu i Laçit, i cili duke përfituar nga një gabim i Braçan Popoviçit të Vllaznisë, shënoi në minutën e 43-të golin për ekipin mik. Përpjekjet e shumta të Armando Vajushit dhe Xhevair Sukajt u shpërblyen me golin e këtij të fundit në minutën e 73-të. Vajushi kombinoi me Sukaj dhe Xhevairi realizoi golin e dytë në minutën e 80-të. Sulmuesi i talentuar shkodran kompletoi tripletën e tij me golin e tij në minutën e 90-të.
Bylis-Shkumbini 5-2
Bylisi bëri një nisje të shkëlqyer në sezonin e ri, duke triumfuar 5-2 ndaj Shkumbinit. Amarildo Dimo u bë autori i golit të parë në sezonin 2011-2012, në takimin e javës së parë, Bylis-Shkumbini. Kapiteni ballshiot shënoi me penallti në minutën e 10-të. Pas katër minutash, barazoi Roland Dervishi i Shkumbinit, po me penallti. Abazaj shënoi golin e dytë të Bylisit, vetëm pas dy minutash në pjesën e dytë. Uashington realizoi në minutën e 66-të. Koreshi firmosi në të 68′ pokerin ballshiot. Endri Magani shënoi golin e dytë për Shkumbini në minutën e 79-të. Portieri i Bylisit, Stiv Frashëri, u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli ndaj Dervishit. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Dimo shënoi golin e pestë për Bylisin.

2 KARTONE të kuq u dhanë në ndeshjen Skënderbeu-Tomori 0-0. Skuadra beratase luajti me një lojtar mangët që në fund të pjesës së parë, pas daljes së Roshit me dy të verdhë. Ndërkaq, në fund të takimit u ndëshkua edhe Shkëmbi me të kuq, pasi goditi kundërshtarin me shkelm.

Legjionaret

Ahmed Januzi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka realizuar gol dje në fitoren 2-0 të Vorsklas kundër Çernomoretsit të Vangjelit. Ky i fundit ishte titullar, ndërkohë që titullarë ishin edhe Januzi me Dallkun te Vorskla. Salihi luajti tërë ndeshjen në barazimin 1-1 të Rapidit kundër Matersburgut, por pa mundur të shënonte. Lala ka qenë i grumbulluar, por nuk luajti në humbjen 3-0 të Hanoverit ndaj Shtutgartit.

Kategoria Superiore/ Java 1

DJE
Bylis – Shkumbini    5-2
Dimo 10′ (11-m), 91′, Abazaj 46′, Uashington 67′, Korreshi 68′ / Dervishi 14′ (11-m), A.Magani 86′
Vllaznia – Laçi    3-1
Sukaj 63′, 80′, 92′ / Emurllai 44′
Skënderbeu – Tomori    0-0

SOT
Apolonia – Dinamo    15:00
Flamurtari – Kamza    16:00

NESËR
Kastrioti – Pogradeci    16:00
Tirana – Teuta    18:00

RENDITJA

Skuadra    N    F    B    H    G+    G-    P
1 Bylis    1    1    0    0    5    2    3
2 Vllaznia    1    1    0    0    3    1    3
3 Skënderbeu    1    0    1    0    0    0    1
4 Tomori    1    0    1    0    0    0    1
5 Laçi    1    0    0    1    1    3    0
6 Shkumbini    1    0    0    1    2    5    0
7 Flamurtari    0    0    0    0    0    0    0
8 Tirana    0    0    0    0    0    0    0
9 Dinamo    0    0    0    0    0    0    0
10 Teuta    0    0    0    0    0    0    0
11 Kastrioti    0    0    0    0    0    0    0
12 Kamza    0    0    0    0    0    0    0
13 Pogradeci    0    0    0    0    0    0    0
14 Apolonia    0    0    0    0    0    0    0

© Panorama.al

Te lidhura