“Zgjodha vajzën me lejen e babait!”- Rama mungoi në Forumin e Davosit për takimin me Ivanka Trump, Berisha: Ishte bërë gati, por Donald Trump nuk e donte atje!

Jan 22, 2026 | 22:37

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Davosit, duke u shprehur se kjo ka ardhur pasi Donald Trump nuk e ka dashur të ishte atje.

davos berisha rama (1)

Berisha u shpreh se Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos pas darkës me Ivanka Trump në Vlorë, e cila ka mbërritur në Shqipëri që prej dy ditësh, por udhëtimi është anuluar në mënyrë të papritur.

“Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos”, tha ai në “Opinion”, ndërsa shtoi se udhëtimi është anuluar, pasi Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos.

“Armiku numër një i shqiptarëve është Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos. Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos. Por, besoj se Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos”, tha Berisha.

Kujtojmë se vetë Rama deklaroi sot në Kuvend se prania e Ivanka Trump në Shqipëri ishte edhe arsyeja se pse ai nuk ishte i pranishëm në Forumin e Davos, ku Presidenti Trump nënshkroi edhe krijimin e “Bordit të Paqes”.

Kreu i qeverisë deklaroi në Kuvend se me lejen e Donald Trump zgjidhi që të priste vajzën e tij në Shqipëri.

“Që mos shqetësoheni pse nuk jam atje, Unë duhet të bëja një zgjedhje midis ti përgjigjesha ftesës së babait, apo të mirëprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjidha vajzën. Natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait.

Duke qenë se zoti Mediu është ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës prisja nga Mediu që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës, por ne nuk shohim arsye për të parë divergjenca të tilla. Kështu që zoti Mediu rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar dhe ne s’na ka ardhur koha të analizojmë ata që na ftojnë“, tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura