“Zgjidha konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë” – Mesazhi i Trump për Vjosa Osmanin: Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon!

Feb 19, 2026 | 16:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë fjalës në takimin e parë të Bordit të Paqes në Uashington, komentoi edhe çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

trump“Zgjidhja konfliktin mes Kosovës e Serbisë”, tha Trump duke iu drejtuar më pas presidentes Vjosa Osmani, ndërsa shtoi: “Nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon, do ta zgjidhim”.

“Kosova dhe Serbia, edhe atë e zgjidha. Kosova dhe Serbia, kemi bërë punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon do ta zgjidhim.”, u shpreh presidenti i SHBA.

© Panorama.al

Te lidhura