Situata zgjedhore në Shqipëri do të jetë pjesë e diskutimit në Parlamentin Europian më 25 maj.
Data është përcaktuar në axhendën e Parlamentit Europian, gjatë të cilës është parashikuar që kreu i delegacionit të PE-së për zgjedhjet Eduard Kukan të raportojë në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Bëhet fjalë pikërisht për raportin që pritet të paraqesë Kukan, për atë që ai vetë vrajtoi në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të 8 majit, ku Kukan ishte vëzhgues në disa qendra votimi.
Datën e zgjedhjeve, Kukan dekalroi se situata e fillimit dukej e mbarë, por duhej pritur deri në fund. Ai ka theksuar se zgjedhjet lokale 2011 janë një mundësi shumë e madhe për të ardhmen e Shqipërisë, e cila nuk duhet të humbasë.
© Panorama.al











