Zgjedhjet në Shalë, Kolegji rrëzon PD-në

Sep 9, 2011 | 11:45

TIRANE- Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen  të pavlefshme te zgjedhjeve në komunën Shalë të Shkodrës.

Trupa gjyqesore, e mbledhur ne seancen e sotme pasi ka marre ne shqyrtim kerkese ankesen e PD-se, e ka gjykuar ate te pabazuar ne prova.

Sipas Kolegjit, kerkesa per riperseritjen e zgjedhjeve ne kete komune nuk ka pasur mbeshtetje ligjore.

Pas ketij vendimi mbetet ne fuqi ajo qe vulosi me heret Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili shpalli fitues me 2 vota kandidatin e opozitës, kundrejt atij te maxhorances.

© Panorama.al

Te lidhura