Zgjedhjet në Berlin, Partia e Piratëve hyn në asamble

Sep 21, 2011 | 10:57

Në Asamblenë e Berlinit, pas zgjedhjeve lokale, ka fituar disa vende edhe Partia e Piratëve. Kjo parti ka mbledhur 8.9 për qind të votave, që do të thotë rreth 120 mijë vota. Partia e Piratëve u themelua një vit më parë, duke “kopjuar” modelin e Partisë së Piratëve në Suedi. Me fjalë të tjera, kjo mund të quhet “Partia e Internetit”, sepse aktivistët e saj angazhohen për lirinë në internet, mundësinë për të ndarë gjithçka që ka aty. Rezultati i këtyre zgjedhjeve ka ngjallur debate në Gjermani, aq më tepër që “piratët” njihen si përkrahës të fortë të “Wikileaks”. Sipas prestigjiozes gjermane “Spiegel”, rezultati tregoi se rinia nuk është e interesuar për politikën, por për teknologjinë.

© Panorama.al

Te lidhura