Deputetja e Partisë Demokratike foli sot në emisionin “Kjo Javë” me moderatore Nisida Tufën në News 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit si edhe për PD dhe mënyrën se si do të operojë opozita në fushatën elektorale.

Tabaku tha se PD do të vazhdojë të tregojë ofertën më të mirë ekonomike si edhe mesazhin e rigjallërimit.
“Sot PD do vazhdojë të tregojë ofertën më të mirë ekonomike dhe mesazhin e rigjallërimit, mesazhin e vështirësive dhe se si del ti nga këto vështirësi, asht sikur se dhe vetë PD bëri”, tha demokratja.
E pyetur nëse Berisha njihet nga të gjithë demokratët si kreu i PD, Tabaku tha se Berisha ka bashkuar 99 për qind të PD.
A njihet nga të gjithë demokratët Berisha si kreu i PD?
Tabaku: Zoti Berisha ka bashkuar 99 për qind të PD. Është betejë e gjatë që ka rezultuar që PD të jetë kështu siç është. Dhe këtë forcë të brendshëm të PD-së duhet ta reflektojmë me betejën me kundërshtarët.
© Panorama.al











