Zgjedhjet e 11 majit, Boçi: Raporti bombë, OSBE/ODIHR i rrëzoi! E thotë troç se u dominuan nga partia-shtet, mazhoranca ilegjitime!

Oct 23, 2025 | 14:20

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka “trazuar” përsëri politikën shqiptare.

luciano boci

Opozita reagoi sot duke vënë në dukje se u faktuan gjetjet dhe denoncimet që ata kishin bërë para dhe pas fushatës elektorale për makinën shtetërore që përdori krimin e organizuar, patronazhistët, financat dhe mënyrat për të vjedhur votat.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, e cilëson mazhorancën ilegjitime dhe se raporti tani e thot troç dhe rrëzoi zgjedhjet e 11 majit. Ai e vlerëson si një raport bombë.

“Raport BOMBË i OSBE-ODHIR! Raporti i dalë sot rrëzon totalisht zgjedhjet e 11 Majit: OSBE/ODIHR e thotë  troç: zgjedhjet u dominuan nga partia-shtet. Gara ishte me regjimin që përdori çdo burim financiar e administrativ përfshi kriminal, pa kufizim”, shprehet ai mes të tjerash në Facebook.

Reagimi i plotë i deputetit Luçiano Boçi:

“Raport BOMBË i OSBE-ODHIR! Raporti i dalë sot rrëzon totalisht zgjedhjet e 11 Majit:

OSBE/ODIHR e thotë  troç: zgjedhjet u dominuan nga partia-shtet.

Gara ishte me regjimin që përdori çdo burim financiar e administrativ përfshi kriminal, pa kufizim

  • Shteti u përdor si zyrë elektorale dhe jo si institucion publik.
  • Punonjësit e administratës ishin nën presion dhe vota e frikës tejkaloi votën e lirë.
  • Media totalisht e kapur dhe e kontrolluar e pluralizmi i mediatik i mbytur. Propaganda zëvendësoi informacionin.
  • Patronazhistët janë bërë sistem e kjo është e papranueshme për standartet ndërkombëtare.
  • Procesi nuk ishte as i qetë në ditën që regjimi e teatron “të qetë”, ditën e votimit.

Përfundimisht këto nuk janë zgjedhje!

Mazhoranca është ilegjitime!”.

© Panorama.al

Te lidhura