Zendaya shkëlqen në premierën e “Spider-Man: Brand New Day”, fustani i saj me ‘rrjetë merimange’ tërheq gjithë vëmendjen

Jul 25, 2026 | 18:46

Zendaya ka tërhequr vëmendjen në premierën e filmit “Spider-Man: Brand New Day” në Shangai, me një paraqitje elegante ku detajet e veshjes së saj lidhen me simbolikën e filmit.

zendaya cover

Aktorja, e cila interpreton personazhin e MJ në sagën “Spider-Man”, u shfaq me një fustan të markës Versace, i cili kishte elemente të zeza që krijonin efektin e një rrjete merimange.

Fustani karakterizohej nga një prerje e lartë në këmbë, pjesë transparente me rrjetë të zezë dhe një siluetë e ngushtë që i përshtatej figurës së aktores.

zendaya 2

Zendaya ishte e shoqëruar në tapetin e kuq nga partneri i saj dhe bashkëprotagonisti në film, Tom Holland, i cili zgjodhi një kostum ngjyrë kafe me kravatë të kuqe me kuadrata. Dy aktorët pozuan së bashku për fotografët, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Paraqitja e Zendayas u komentua gjerësisht për mënyrën se si ndërthurte modën me elementët e filmit të ri të “Spider-Man”.

zendaya

 

© Panorama.al

Te lidhura