Zelensky propozon armëpushim energjitik: Nuk do ta sulmojmë sektorin, nëse Moska bën të njëjtën gjë

Mar 30, 2026 | 13:51

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka propozuar Rusisë një armëpushim energjitik, duke theksuar se do të ndalojnë sulmet ndaj këtij sektori në territorin rus, nëse Moska bën të njëtën gjë.

zelensky

Zelensky zbuloi se partnerët evropianë kishin përcjellë kohët e fundit mesazhin për të zvogëluar goditjet ndaj sektorit të naftës në Rusi.

Ai tha se janë të gatshëm t’i ndalojnë sulmet ndaj energjitikës nëse edhe Rusia bie dakord të bëjë këtë gjë, ndërsa shtoi se janë të hapur edhe për një armëpushim të Pashkëve.

“E theksoj edhe një herë se nëse Rusia është e gatshme të mos e sulmojë sektorin energjetik të Ukrainës , ne nuk do ta sulmojmë sektorin e tyre të energjisë si kundërpërgjigje”, u shpreh ai.

Nafta është jetike për funksionimin e forcave të armatosura ukrainase dhe për sektorin bujqësor të vendit, i cili është gurthemeli i ekonomisë.

© Panorama.al

Te lidhura