Zelensky para Parlamentit Europian: Kredia prej 90 miliardë eurosh është një garanci për qëndrueshmërinë tonë

Feb 24, 2026 | 19:50

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli përmes një video lidhjeje në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Bruksel, ku shprehu falënderime për Evropën për mbështetjen e saj ndër këto vite luftë nga Rusia.

zelensky

“Nuk e zgjodhëm ne, nuk e nisëm ne, nuk e provokuam ne dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndaluar atë”, tha ai për luftën që nisi Rusia.

Ai foli gjithashtu për kredinë prej 95 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, të cilën Budapesti po e bllokon, duke thënë se “kjo është një garanci e vërtetë financiare e sigurisë dhe qëndrueshmërisë sonë dhe duhet të zbatohet”. Presidenti ukrainas iu referua rëndësisë së caktimit të një date specifike për pranimin e Ukrainës në BE.

“Është e rëndësishme për ne të kemi një datë specifike për pranimin tonë në BE. Nëse nuk ka datë, nëse nuk ka garanci, (Budapest) do të gjejë një mënyrë për ta bllokuar Ukrainën nga portat, duke ju ndarë juve, duke e ndarë Evropën”, theksoi ai.

Duke iu referuar sanksioneve, në paketën e 20-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, e cila nuk u miratua në takimin e djeshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme, ai deklaroi se Evropa duhet të vazhdojë presionin ekonomik mbi Rusinë.

“Ne duhet të vazhdojmë zyrtarisht të zbatojmë gamën e plotë të mbrojtjes kundër Rusisë me sanksione të forta, nuk ka vend për naftën ruse, për tankerët rusë, për bankat ruse, për shmangien e sanksioneve ruse, duhet të ketë një ndalim të plotë, ato nuk mund të vijnë në Evropë”, shtoi Zelensky.

© Panorama.al

Te lidhura