Zelensky konfirmon bisedimet SHBA-Ukrainë për draftin e paqes me 20 pika: Po punojmë për të parandaluar përsëritjen e agresionit rus!

Dec 10, 2025 | 16:02

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të zhvillojnë sot bisedime mbi draftin e marrëveshjes për paqe që synon zgjidhjen e luftës me Rusinë.
zelensky1

Presidenti ukrainas tha në një postim në X: “ Po përfundojmë analizën e 20 pikave të një dokumenti themelor që mund të përcaktojë parametrat për përfundimin e luftës dhe presim t’ia dorëzojmë këtë dokument Shteteve të Bashkuara në të ardhmen e afërt, pas bashkëpunimit tonë me ekipin e Presidentit Trump dhe partnerët në Evropë.”

Ne vazhdojmë të komunikojmë me të gjithë partnerët tanë çdo ditë, praktikisht 24/7, për të identifikuar hapa të realizueshëm dhe realistë për t’i dhënë fund luftës. Gjithçka duhet të jetë e besueshme dhe dinjitoze për Ukrainën.

Ai shtoi se gjatë bisedimeve do të diskutohet rindërtimi i Ukrainës pas luftës dhe planet për zhvillimin e saj ekonomik.

“Ne po punojmë shumë produktivisht për të garantuar sigurinë në të ardhmen dhe për të parandaluar përsëritjen e agresionit rus”, theksoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura