I lindur në vitin 1994, ndërsa ka nisur studimet për Piano që në moshën 4-vjeçare ku edhe vazhdon studimet në liceun artistik “Jordan Misja”, dega Piano. Gjergj Kaçinari, djali i kompozitorit të njohur Alfred Kaçinari, në moshën 12-vjeçare ka filluar të mësojë kitarën dhe tani zotëron 4 instrumente në mënyrë profesionale (piano, kitarë, kitarrë-bass, bateri). Ka qenë pjesëtar i shumë grupeve muzikore, ku edhe ka eksperimentuar – nga rrymat Blues, Country, Rock N’ Roll deri tek Hard Rock & Heavy Metal. Ka qenë pjesëmarrës në shumë evente të rëndësishme kombëtare, si Festivali i dhjetorit (bateri), Top Fest (band), koncerte të ndryshme klasike (piano) etj. Pjesëmarrja në ‘’The Voice Of Albania’’ ishte një sfidë e radhës. Po Gjergji nuk është fëmijë tashmë, ai ka krijuar edhe një lidhje dashurie që thuhet se është shumë serioze, edhe pse që të dy janë në moshë shumë të re. Kështu, në një prej mbrëmjeve gala të ditëlindjes së njërës prej revistave në Tiranë, ai është njohur me bukuroshen nga Durrësi, Daniela Pajaziti, e cila ka fituar edhe kurorën e ‘’Miss Durrësi 2012’’ si dhe thuhet që është kandidate për kurorën e ‘’Miss Albania 2012’’. Në atë mbrëmje herë pas here ai ka kërkuar që ta shkëpusë nga tavolina vajzën duke e komplimentuar për pamjen e mrekullueshme që e karakterizon. Kanë shkëmbyer përqafime dhe prekje, duke e pranuar hapur pëlqimin dhe afrimitetin e tepërt mes tyre dhe, si rrjedhim, duke filluar një shoqëri ndryshe, mes Gjergjit dhe Daniela Pajazitit, për t’i kërkuar asaj një lidhje të rëndësishme.
DANIELA PAJAZITI PRETENDENTE PËR ‘’MISS ALBANIA’’
Po kush është Daniela? Edhe pse emër i njohur në Durrës për shkak të punës që bën si modele atje si dhe fituese e kurorës ‘’Miss Durrësi 2012’’, për momentin është imazh i UET. Bukuroshja 17-vjeçare ka njohje me personazhe të njohura të ekranit, si dhe një vajzë që premton shumë edhe në fushën e kinematografisë e televizonit. Në shtator pritet të jetë pjesë e familjes së madhe të spektaklit të bukurisë ‘’Miss Albania 2012”, ku thuhet se është pretendente për kurorën e më të bukurës së vendit për shkak të formave perfekte të fizikut të saj, me një gjatësi prej 1.89 cm.











