Drilon Hoxha, aktori 20-vjeçar që zëvëndësoi Agron Llakajn si imitues të kryeministrit Sali Berisha, ka bërë publike të dashurën e tij. Bëhet fjalë për një lidhje dyvjeçare që Driloni ka me Enkin, një vajzë simpatike nga Tirana që ndjek studimet në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Deri tani ata e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre, ndërkohë që ka pak kohë që në dijeni janë tashmë dhe familjarët e të dyve. Drilon Hoxha mori rolin e kryeministrit në “Portokalli” sezonin e kaluar të spektaklit të humorit në “Top Channel”, menjëherë pas largimit të parakohshëm të moderatorit Llakaj. Ai u shfaq për herë të parë në spektaklin e madh të natës së Vitit të Ri 2011, pasi u zbulua si talent në programin “Albanin’s got talent”.











