Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Presidentit rus Vladimir Putin, Sergei Naryshkin, tha se kohët e fundit kishte pasur një bisedë telefonike me kreun e Shërbimit Sekret të Inteligjencës (SIS) të Britanisë.
Lajmin e ka raportuar sot agjencia zyrtare e lajmeve TASS, ditën e sotme.
“Disa ditë më parë, pata një bisedë telefonike mjaft të gjatë me kreun e sapoemëruar të MI6 (Blaise) Metreveli”, tha Naryshkin, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR).
Naryshkin tha se oficerët rusë nga shërbimet zyrtarisht punonin në Londër dhe se oficerët e SIS zyrtarisht punonin në Moskë, raportoi TASS, pa dhënë detaje të mëtejshme.
© Panorama.al











