Zbardhet pakti Berisha-Meta për zgjedhjet e 11 Majit. Ja sa vende të sigurta do të marrë Partia e Lirisë në listat e PD-së

Mar 3, 2025 | 22:56

 

Zbardhet marrëveshja e koalicionit e firmosur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë për zgjedhjet e 11 Majit.

meta berisha

Burime nga Partia Demokratike bënë me dijë për Panorama Online se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë dakordësuar 4 mandate të sigurta në listën e PD.

Mësohet se Ilir Meta pritët të jetë kandidat për deputetë në Tiranë, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-ne pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.

Këta te fundit pritët te renditen ne listat e mbyllura të PD.

Pjesë e paktit të arritur është dhe një vënd i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit.

Ne listat e këtij qytetit një emër i lakuar është ai i ish ministrit Edmond Haxhinasto.

Po ashtu Partia e Lirisë do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.

Mësohet se ne listat e PD në 12 qarqe mund te ketë dhe kandidatët te tjerët të Partisë së Lirisë që mund të garojnë në listë të hapur në mënyrë që fitojnë sa me shumë vota preferenciale.

© Panorama.al

Te lidhura