Gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e Tiranës, një numër i madh qytetarësh kanë dalë nga banesat për të përshëndetur turmën që po lëvizte në kryeqytet.
Pamje nga marshimi tregojnë të moshuar dhe banorë të zonave përgjatë itinerarit të protestës, të cilët kanë ndjekur kalimin e protestuesve nga ballkonet e banesave apo nga rruga, duke shprehur mbështetjen e tyre.
Siç shihet edhe nga videot e publikuara në rrjetet sociale, qytetarëve kanë duartrokitur dhe përshëndetur protestuesit.
Kujtojmë se tashëm prej 21 ditësh marshimi në akset kryesore të kryeqytetit është bërë traditë, pas disa orësh protestë para zyrës së kryeministrit.
Si çdo natë, marshimi shoqërohet me thirrjen e vetme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
© Panorama.al@alice.in.albania Something beautiful #shqip #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqiperia #albanian ♬ The Winner Takes It All – ABBA












