Zbardhen debatet me dyer të mbyllura, incidente e grushte për listën e Asamblesë

Nov 6, 2011 | 12:35

Në seancën me dyer të mbyllura të Kongresit nuk kanë munguar debatet mes delegatëve dhe drejtuesve të kongresit. Në fund të seancës, në momentin kur lexohej lista me kandidatët për në Asamblenë Kombëtare, deputeti i qarkut të Beratit, Erjon Braçe, i kërkoi Klosit pse janë hequr qëllimisht nga lista e propozimeve dy emra, të cilët ishin propozuar nga deputetët e Beratit. “Kështu jo. Merrni parasysh propozimet e bëra nga delegatët. Delegatët e Beratit kanë propozuar dy emra, Shkëlqim Briskun dhe Isuf Bazen. Asnjë prej tyre nuk është në listën e kandidatëve për në Asamble”, iu drejtua Braçe sekretarit Organizativ, Blendi Klosi, i cili lexonte listën. Kjo kërkesë e Braçes ka nxitur dhe delegatë të tjerë në kongres, të cilët nuk kanë gjetur propozimet e veta në këtë listë. Klosi, nga ana e tij, e ka sqaruar Braçen se ishte përfaqësia e kongresit ajo që kishte vendosur një rregull për të mos lejuar dy persona nga i njëjti forum apo institucion partiak apo administrativ. “Të bëj një sqarim. Kanë ardhur disa emra nga Berati dhe janë përfshirë në listë. Për një nga zotërinjtë që ju thoni patëm dhe një diskutim sot në përfaqësi, është sekretari i kryetarit të rrethit. Kemi ndjekur një normë që besoj se duhet të jetë normë për të gjithë e që nuk duhet të ketë diskutime në këtë pikë; nëse kemi në Asamble drejtpërsëdrejti kryetarin e PS së rrethit, nuk mund të fusim dhe sekretarin e tij. Nëse kemi kryetarin e bashkisë në kandidim apo drejtpërsëdrejti në listë, nuk mund të futet nënkryetari. Ajo që na kërkohet është që skema e përfaqësimit të jetë sa më e gjerë”, u shpreh Klosi.
I pakënaqur nga kjo përgjigje, Braçe, në një replikë në distancë me Klosin, u shpreh se po përdhosen propozimet e bëra nga delegatët, të cilëve më parë nuk u ishte sqaruar se cilat ishin momentet e skualifikimit. Kërkesa e Braçes bëri që të ngrihen ankesa dhe nga delegatë të Elbasanit. Një delegate nga ky qytet e quajti të pavend mungesën në listën e kandidateve femra të kryetares së PS-së në bashkinë Elbasan, Luljeta Arapit. Ka qenë ndërhyrja e deputetëve Namik Dokle dhe Valentina Leskaj që ka bërë futjen e saj në listën e kandidatëve. Një delegat nga Tropoja ka kërkuar përfaqësim të Tropojës në listën për në Asamble. Por, diskutimet me dyer të mbyllura kanë krijuar dhe atmosferë humori në sallë. Pandeli Majko i dorëzoi Erion Veliajt teserën e PS, duke treguar se si përfaqësues i “Mjaft”-it ishte i padëshiruar për ish-ministrin socialist të Mbrojtjes, i cili në atë kohë sulmohej nga kjo organizatë përmes protestave të formave të ndryshme.

Debatet me dyer të mbyllura
Erjon Braçe:
Kështu jo. Merrni parasysh propozimet e bëra nga delegatët. Delegatët e Beratit kanë propozuar dy emra, Shkëlqim Briskun dhe Isuf Bazen. Asnjë prej tyre nuk është në listën e kandidatëve për në Asamble.
Blendi Klosi: Të bëj një sqarim. Kanë ardhur disa emra nga Berati dhe janë përfshirë në listë. Për një nga zotërinjtë që ju thoni patëm dhe një diskutim sot në përfaqësi, është sekretari i kryetarit të rrethit. Kemi ndjekur një normë që besoj se duhet të jetë normë për të gjithë e që nuk duhet të ketë diskutime në këtë pikë; nëse kemi në Asamble drejtpërsëdrejti kryetarin e PS së rrethit, nuk mund të fusim dhe sekretarin e tij. Nëse kemi kryetarin e bashkisë në kandisim apo drejtpërsëdrejti në listë, nuk mund të futet nënkryetari. Ajo që na kërkohet është që skema e përfaqësimit të jetë sa më e gjerë.
Gramoz Ruçi: (Një delegat kërkon të marrë fjalën për kandidatët e Asamblesë) Ulu mo, ulu ti! Të mbarojë njëherë Klosi me Braçen, pastaj merre fjalën ti.
Blendi Klosi: Berati është më se i përfaqësuar me këtë listë me përfaqësues në këtë listë nga të gjitha zonat.
Erjon Braçe: Nuk është ashtu. Ne përse i bëmë propozimet në përfaqësi dhe ju shtoni emra që nuk dihet se kush i ka propozuar?
Blendi Klosi: Hajde fol këtu, jo nga larg. A është zotëria sekretar i kryetarit të rrethit?
Erjon Braçe: Ai është themelues i PS, që nuk i është ndarë PS në asnjë moment dhe ka bërë të gjitha fushatat.
Një delegat nga Tropoja: Tropoja nuk ka asnjë përfaqësues në Asamblenë Kombëtare.
Blendi Klosi: Edhe nga Tropoja ka në listë, dhe ju i dëgjuat emrat. Është kryetari i Lekbibajt, Gëzimi është, është kryetari i rrethit.
Një delegate e Elbasanit: Nuk keni futur kryetaren e PS së bashkisë Elbasan, Luljeta Arapi. Ne e kemi sjellë propozimin. Nuk ban kshu!
Blendi Klosi: Në bashkinë Elbasan kemi mbi 5 kandidatura në këtë listë, është kryetari i Bashkisë, është kryetari i rrethit. E kemi diskutuar dhe në përfaqësi këtë gjë.
Pandeli Majko: Në 2005-n, kur këta të Mjaft-it dhe këta të bashkisë filluan të lëvizin korridoreve të PS, i thosha Ramës: “Ç’na i solle këta këtu!”. Ky ishte fillimi, pastaj filluam të mësoheshim. Ndryshimin e solli Eglantina me Vasilikën. Por me Erion Velinë unë nuk lidhesha dot. Sepse isha mësuar se ky tip na bënte demonstrata gjithmonë para Kryeministrisë dhe na bënte numra të natyrave nga më të ndryshmet. Mirëpo vitet kaluan dhe ka më se një vit që Erion Veliaj më thotë që e kam me dëshirë që teserën e partisë të ma japësh ti. Pse e mblodha mendjen? Dikush do thotë për pragmatizëm, dikush mund të thotë për spektakël. Jo, por m’u kujtua Gramozi, Namiku, veteranët e nderuar. Unë, kur vajta në PS, trokita bashkë me Ndre Legisin, Ilir Zelën e shokë të tjerë, vija nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit. Kishin të drejtë ata të më shikonin si shtrembër. Por nuk më panë. Sot, shumë prej tyre unë ua ndiej mungesën, prandaj po bëj atë që kanë bërë ata me mua. Kërkesa e fundit që unë kam për ty Erion kur hyn në PS, është ajo që e di ti dhe e di edhe Ed Rama: sa më shpejt të martohesh. Të premtoj që atë natë unë dhe Ed Rama do këndojmë këngën partizane “Bashkohu shokë me ne në çetë”, Edi Rama do shtojë vargjet “Obobo, sa e përpjetë!”.
Fatmir Xhafaj: Kemi bërë punë të mirë, por edhe shumë gabime. Partia Socialiste ka nevojë të organizohet, të frymëzohet. Duhet ta pranojmë që kemi pasur probleme me demokracinë e brendshme, por është momenti për të reflektuar urgjentisht. Duhet të fillojë procesi i hapjes së partisë në të gjitha nivelet, të bëhet një reformë e thellë dhe e bindshme, që nga manualet e punës e deri te kushtetuta reale e partisë.
Arben Malaj: Fitoret politike nuk janë të lehta, por PS ka avantazhet potenciale për ta rrëzuar këtë qeveri. I kemi njerëzit intelektualë, veç ata duhen mbështetur e motivuar. Por, këto potenciale zbehen e dobësohen nëse servilizmi zëvendëson meritokracinë, nëse klientelizmi i zë vendin vlerave. Partia Socialiste nuk duhet të jetë vetëm e kryetarëve, por edhe e anëtarëve. Të mos jetë forcë politike e mendjeve të mbyllura, por parti e listave të hapura. Që të vijë në pushtet, PS duhet të modernizohet, duke treguar njëkohësisht respekt edhe për ata që e ngritën dhe e themeluan këtë parti, profesorëve që e çuan përpara ndër vite. T’u japë mirënjohjen që u takon Fatos Nanos, Rexhep Meidanit, Pandeli Majkos etj., dhe të tregojmë solidaritetin njerëzor. PS të krijojë një shtet me institucione të forta dhe jo shtet të individëve të fortë.

Incidente e grushte në Kongresin e PS gjatë votimit për Asamblenë
Konfliktet lokale partiake, por dhe lista e emrave të kandidatëve, ka degjeneruar dje në përplasje deri fizike mes delegatëve të kongresit. Kreu i bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, në një debat me deputetin Erjon Braçe dhe kreun e PS-së së rrethit Berat, Selman Hodaj, ka goditur me grusht këtë të fundit lidhur me përfaqësimin e mbështetësve të tyre në Asamblenë Kombëtare. Është dashur ndërhyrja e delegatëve të tjerë që kanë qenë pranë që ka bërë shuarjen e këtij konflikti që mund të përmbyste të gjithë atmosferën e kongresit të djeshëm. Por listat e kandidatëve për në Asamblenë Kombëtare nuk kanë lënë jashtë toneve të larta dhe deputetët e PS. Deputeti i qarkut të Fierit, Albert Çaçi, i është drejtuar me tone të ashpra sekretarit Organizativ të PS, Blendi Klosi, lidhur me hartimin e listave. Çaçi, i nervozuar me lëvizjet që i ishin bërë në përfaqësinë e kongresit të emrave që kishin propozuar delegatët e Fierit, pasi dhe vetë delegatët e Fierit i kërkonin atij llogari për këto ndryshime, i është drejtuar Klosit. Por, sekretari Organizativ nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për këtë gjë, duke u justifikuar me vendimin e marrë nga përfaqësia e kongresit.

Blushi: PS, jo më përtej së majtës dhe së djathtës
Deputeti socialist, Ben Blushi, duke folur dje për programin e ri të PS, e cilësoi atë krejtësisht të majtë. Sipas tij, Partia Socialiste ka hyrë në hullinë e saj qartësisht të majtë aty ku duhet të ishte. “PS sot tregoi që ka filluar të mendojë, dhe kjo nuk është pak për një parti që në 3 vitet e fundit ka dëshmuar një vakum idesh. Ky është një kthim tek idetë, pavarësisht se vonë. Kemi pasur aksion, por jo mendim. Partia Socialiste sot është në terrenin e saj të majtë, dhe nuk është më një parti përtej së majtës dhe së djathtës”, u shpreh dje Blushi gjatë një prononcimi për mediat. Sipas tij, më në fund PS u shkëput nga rruga e dikurshme. “Në heshtje, sot PS ka nënkuptuar se kjo është rruga e ideve që kontribuojnë në politikë, jo e protestave në rrugë, djegia e makinave etj. Kështu afrohemi më shumë me shqiptarët”, u shpreh Blushi. Sipas tij, me idetë dhe parimet e diskutuara në kongres dhe me dhënien fund të bojkotit, PS ka marrë vendimet e duhura për të filluar nga e para. “Më vjen mirë që shumica e gjërave për të cilat kam luftuar brenda PS sot janë realizuar. Që nga nevoja për një program që sot u realizua, që nga nevoja për t’u kthyer majtas, nga nevoja për të zgjidhur problemet e varfërisë, nga nevoja për të shtyrë ekonominë shqiptare në një ekonomi më të drejtë dhe nga nevoja për një program ekonomik që të tregojë se e drejta nuk blihet me para”, ka nënvizuar Blushi.

PS, emrat surprizë për Asamblenë e re
Nga Iris Luarasi, Dritan Hila e Sollaku te Mezan Malaj e Viktor Doda
Delegatët e Kongresit të Parisë Socialiste votuan dje për 121 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, pasi kanë mbyllur të gjitha diskutimet për programin dhe Statutin, 1500 delegatët e kongresit nisën votimin. Lista u miratua jo pa debate, ndërsa në përbërje të tyre vihen re figura nga shoqëria civile, por dhe rikthime të disa eksponentëve të vjetër të PS në forumin më të lartë të kësaj partie. Delegatët e kongresit votuan me dy lista, një për kandidatet femra dhe tjetra për kandidatët meshkuj. Nga 59 kandidate femra delegatët e kongresit zgjodhën 41 prej tyre, ndërsa nga 127 kandidatë meshkuj, delegatët zgjodhën 80 anëtarë të Asamblesë së re. Përfshirja e grave në Asamblenë e re është rreth 30%, aq sa përcakton Kodi Zgjedhor dhe Statuti i PS. Në listën e kandidateve femra, potenciale për t’u zgjedhur bie në sy emri i pedagoges së gazetarisë, Iris Luarasi, por dhe e punonjëses së Bashkisë së Tiranës e larguar nga puna, Anila Çobani, një personazh i njohur mediatik pas një incidenti me eprorët e saj. Gjithashtu bie në sy dhe emri i Vjollca Ibros, ish-anëtare e Kryesisë socialiste, e cila pas 2009-s nuk ishte në asnjë forum socialist. Në listën e PS gjithashtu risi përbën prurja nga shoqëria civile. Ish-diplomati Dritan Hila, por dhe ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, janë emrat surprizë që Edi Rama ka sjellë në Asamblenë e re, potencialë për të marrë maksimumin e votave nga delegatët e kongresit. Lista e kandidatëve për në Asamblenë e re ka dhe rikthime. Ish-deputeti i qarkut të Vlorës, Mezan Malaj, dikur mik i Ramës e më pas pjesë e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, i munguar prej një kohe të gjatë në forumet drejtuese, rikthehet në Asamblenë kombëtare. Po ashtu dhe ish-ministri Anastas Angjeli, ish-kreu i PS-së Tiranë, Musa Ulqini, ish-deputeti që votoi Presidentin Topi Bukurosh Stafa, por dhe ish-ministri socialist i Energjetikës, Viktor Doda. Në Asamblenë Kombëtare pritet të jetë dhe diplomati i karrierës, ish-ambasadori Bashkim Zeneli, i cili rikthehet në forumet drejtuese të PS pas karrierës diplomatike.

Lista e kandidateve per Asamblene kombetare te PS
Lista e kandidateve femra për Asamble

Adelina Farici
Adriana Berberi
Alketa Hila
Alma Bejtaj
Anila Batalli
Anila Çobani
Antonilla Trebicka
Arjeta Allhysa
Bardha Bajraba
Borana Piturku
Brisida Shehaj
Brunilda Mersini
Gerta Gjuzi
Drita Muçaj
Dhurata Shyti
Diana Ndrenika
Dolorez Sinanaj
Dava Gjoka
Ejana Xhixha
Elida Gjermeni
Elisa Spiropali
Eriselda Stefa
Etjona Hoxha
Etleva Dushe
Evisa Metllushi
Fjoralba Vukatana
Gerta Lubonja
Hamide Beqiri
Asie Zeneli
Irena Bime
Irena Kallco
Iris Luarasi
Jeta Seitaj
Keti Bazhdari
Kozeta Fino
Lindita Nikolla
Luljeta Arapi
Majlinda Bufi
Megi Ajtryesa
Merita Qato
Mimoza Arapi
Mimoza Hafizi
Mira Shehaj
Mirela Roshi
Natasha Hodaj
Natasha Kuqali
Natasha Paço
Nevila Lika
Pranvera Begolli
Rajmonda Balilaj
Rajmonda Gjoni
Rovena Bahiti
Sulltane Ajçe
Suzana Hakrama
Teuta Koreshi
Valbona Doçi
Valbona Zylyftari
Violeta Xhekaj
Vjollca Ibro
Vjollca Sevi
Lista e kandidatëve meshkuj për Asamble
Abdyl Carja
Adhurim Lika
Adriatik Zotka
Afrim Bakaj
Agron Dibra
Agron Duka
Alban Ramohitaj
Aldrin Dalipi
Alfred Lazri
Alil Laho
Anastas Angjeli
Anastas Murati
Arben Kaçorri
Arben Kamami
Arben Keshi
Arben Xhindi
Arbjan Mazniku
Ardian Myslimi
Ardit Demiri
Ardit Kaja
Arjan Jaupllari
Arjan Sula
Artan Lame
Artan Shkëmbi
Artjan Loci
Artur Bardhi
Azis Tahiri
Bardhyl Gjyzeli
Bashkim Haxhiu
Bashkim Zeneli
Besnik Dervishi
Besnik Shehu
Bledar Doracaj
Bledar Skënderi
Bledi Çomo
Bledar Çuçi
Bukurosh Stafa
Theodhori Sollaku
Dhimo Kote
Dritan Bici
Dritan Hila
Edi Bejko
Edmond Leka
Edvin Lame
Endrit Zekaj
Enea Zafiri
Ergys Hoxha
Eridian Salianji
Erion Koka
Erion Veliaj
Ervin Bushati
Fation Hasani
Fatos Kaja
Fatos Tushe
Ferdinand Aligjoni
Fiqiri Xibri
Flamur Çela
Florenc Tabaku
Florian Hysi
Fredi Kokoneshi
Genc Fuga
Genci Gjoncaj
Gent Gazheli
Genti Tare
Gert Janaqi
Gezim Capo
Gëzim Kaçorri
Gëzim Spaho
Gëzim Topçiu
Gëzim Tushi
Gilbert Jaçe
Gjok Jaku
Gjok Vuka
Gjon Bardhi
Hasan Muça
Harrilla Mile
Ilir Beqja
Ilir Çela
Ilir Pendavinji
Ilir Zela
Indrit vuka
Jani Jovani
Jorgo Goro
Klement Kasa
Kiço Londo
Klement Ndoni
Klevis Muja
Koli Bele
Krenar Cenollari
Lavdërim Saitaj
Lili Nushi
Liman Morina
Luan Hajdaraga
Lulzim Meçi
Lulzim Mehmetaj
Maqo Lakrori
Mehmet Hasanlami
Mëno Besimi
Mezan Malaj
Musa Ulqini
Namik Kopliku
Ndre Legisi
Ndriçim Hysa
Ndue Doda
Ndue Kola
Ndue Ndreca
Pehlivan Sina
Petrit Ago
Petrit Ismaili
Petrit Malaj
Rakip Suli
Rexhep Ukperaj
Ridvan Kaja
Rustem Struga
Stavri Vorpsi
Shkëlqim Cani
Skënder Ahmeti
Sokol Skuraj
Sotiraq Vangjeli
Spiro Shëngjergji
Stefan Çipa
Syrja Ormënaj
Tërmet Peçi
Ukë Totaj
Vangjel Ndrekaj
Vasil Arbaçi
Viktor Doda

© Panorama.al

Te lidhura