Zakeroni: Milani është favorit për ta fituar kampionatin

Nov 18, 2011 | 11:56

Trajneri italian i kombëtares së Japonisë: “Udineze mund të shpërblehet me zonën europiane në fund, edhe Juventusi është duke e bërë shumë mirë punën e vet”

“Kë favorizoj unë për të fituar titullin? Milanin, sepse ka më shumë përvojë.” Kështu mendon Alberto Zakeroni, trajner italian i kombëtares së Japonisë, i cili kohët e fundit fitoi Kupën e Azisë. Ai foli për “Sky”, teksa po ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Kenias, e e vlefshme për Kupën e Botës në volejboll. “Unë e ndjek me vëmendje të madhe Serinë A, – tha trajneri nga Romagna -. Dhe këtë vit duhet ta pranoj se është një kampionat shumë i ekuilibruar. Udineze duhet marrë në konsideratë, po luan shumë mirë deri më tani, por vështirë ta ruajë pozicionin aktuakl, vendin e dytë, deri në fund. Juventusi po luan një futboll të mirë, edhe Milani, pas një fillimi të vështirë, është rikthyer fuqishëm. Me kuqezinjtë në “pole” për titullin, këto tri skuadra shoh se janë dicka para të tjerave, nga sa ka treguar deri më tani gara.”
Lidhur me Interin, Zakeroni tha: “Po ndeshen në vështirësi këtë kampionat zikaltrit. Trajneri Ranieri nuk ka gjetur ende një ekuilibër të drejtë në skuadër, por e ka në dispozicion kohën që ta bëjë këtë.”

 

© Panorama.al

Te lidhura