Që prej shpalljes së Pavarësisë, Kosova është në përpjekje të vazhdueshme për tu pranuar në organizmat ndërkombëtarë të futbollit, UEFA dhe FIFA. Një konfirmim mjaft pozitiv, Kosova e ka marrë nga një prej lojtarëve më të mirë në të gjithë botën momentalisht, futbollistin e Barcelonës, Xavi Hernandes.
Siç shihet në foto, Xavi ka firmosur një T-Shirt në të cilën është stampuar flamuri i Kosovës, bashkë me nënshkrimin, “Accept Kosovo UEFA and FIFA”. Një thirrje për pranimin e Kosovës në dy institucionet më të rëndësishme të futbollit. Xavi ishte kandidat kryesor për të fituar trofeun më të rëndësishëm personal në futboll “Topi i Artë 2011”, i cili u mor për të tretën herë rradhazi nga shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi.











