TIRANE- Ambasadorët janë angazhuar personalisht për të ndihmuar në procesin e numërimit të votave. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ka vizituar që në orët e para të mëngjesit te sotem njësinë numër 5, ku kanë mbetur ende edhe 16 kuti për tu numëruar. Në këtë njësi ende nuk ka rifilluar procesi i numërimit të votave, ndërkohë që Wollfarth ka vëzhguar situatën personalisht.
Nje dite me pare, Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth vizitoi njësinë numër 9.Në një prononcim të shkurtër për mediat e pranishme në njësinë nr.9, Wollfarth tha se, OSBE shpresonte që procesi i numërimit do të ecte me ritme më të shpejta, por ai shprehu sigurinë se ky process po bëhët i saktë.
Arvizu tek njësia nr.5: Numërimi po zgjatet
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ishte rreth orës 22:10 te se enjtes, në njësinë numër 5, per te vezhguar nga afer procesin e numerimit, i cili ne kete njesi po ecte me ritme shume te ngadalta.
Në një prononcim për mediat, Arvizu e quajti procesin e numërimit si një konkurencë të zgjatur. Ai theksoi faktin se njerëzit duan që votat e tyre të numërohen, pasi sipas tij, njerëzit meritojnë që votat e tyre të numërohen.
“Ne jemi këtu që vota e tyre te numërohet”- shtoi ai.











