TIRANE- Prokuroria Shqiptare ka hedhur poshtë lajmet e publikuara në shtyp, ku thuhej se ishte ngritur një grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks.
“Duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media, Prokuroria Shqiptare bën me dije se nga ana e këtij institucioni nuk është ngritur asnjë grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Ëikileaks e të pasqyruara në media”- thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
Prokuroria Shqiptare i ka bërë thirrje medias të konfirmojë zyrtarisht informacionet që lidhen me aspekte të punës së institucionit të prokurorisë, ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e saj në denocimin e rasteve të korrupsionit.











