LEZHË- Një 58 vjeçar është vrarë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Barbullojë të Lezhës, në orët e mbrëmjes, në rrethana që ende pritet të sqarohen nga policia.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se viktima është 58 vjeçari, Gjon Toma. Ai eshte qelluar me arme zjarri, tip kallashnikov dhe ka gjetur vdekjen menjehere. Dyshimet e para janë për një vrasje të ndodhur për motive pronësie, por pritet ende te sqarohet nga policia.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë, ndërkohë që një grup ekspertësh janë duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes, motiveve dhe autorëve. Ne komisariat jane shoqeruar rreth 5 persona, nderkohe qe hetimet vazhdojne.
© Panorama.al











