Vritet me thikë një person në Kosovë, plagoset rëndë i vëllai! Arrestohet autori i dyshuar

May 28, 2026 | 9:56

Një 37-vjeçar është vrarë me thikë ndërsa një tjetër është plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Mitrovicë. Sipas autoriteteve, një person i dyshuar për ngjarjen është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim.

Policia-e-Kosoves-2

I plagosur ka mbetur vëllai i 37-vjeçarit që mbeti viktimë. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në konfliktin e rëndë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij.

Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

© Panorama.al

Te lidhura