Pedagogia shqiptare nga Suedia i bashkohet protestës për Zvërnecin: Është momenti për bashkim kombëtar!

Jun 4, 2026 | 18:56

Protesta kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec ka hyrë në ditën e pestë në Tiranë, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë anulimin e projektit që, sipas tyre, rrezikon një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

protesta per zvernecin (11)

Mes protestuesve ishte edhe Sindi Sheri, pedagoge shqiptare që jeton dhe punon në Suedi, e cila tha se ka ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar kauzës në mbrojtje të Zvërnecit. Në fjalën e saj, Sheri bëri thirrje për bashkim kombëtar.

“Kam vite që jetoj atje. Mu desh që të vija rrufe, jo vetëm që të kërkoj mbrojtjen e trojeve, por anë e mbanë na vjen turp që jemi shqiptarë, për shkak të politikanëve tanë. Dua ta lë vendin atje dhe do të vij këtu. Jam e prekur emocionalisht, kjo është e padurueshme. i bëj thirrje diasporës që të lënë vendet dhe të vinë këtu. Është momenti për bashkim kombëtar!”, u shpreh ajo.

Ashtu si në katër ditët e mëparshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar ndalimin e planit për ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe mbrojtjen e zonës nga ndërhyrjet që i konsiderojnë të dëmshme për mjedisin.

© Panorama.al

Te lidhura