Mijëra protestues marshuan drejt Kryeministrisë në ditën e pestë të protestave kundër ndërtimeve në Zvërnec. Protestuesit thërrisnin njëzëri “Ju erdhi fund” drejtuar Ramës dhe Berishës.
Sakaq, thirrje të tjera ishin dhe “Edi Rama o hajdut” si dhe “Rama në burg dhe Berisha në burg”.
Ajo që u vu re sot ishte një numër relativisht më i lartë qytetarësh që shkuan para Kryeministrisë në protestë.
© Panorama.al













