Dy burime nga qeveria afgane kanë konfirmuar se ish-presidenti Burhanudin Rabani është vrarë në kryeqytet, Kabul, nga një sulmues i panjohur. Burimet, të cilat janë prononcuar në kushte anonimiteti, thanë për “Reuters” se Rabani është vrarë të martën pasdite në shtëpinë e tij në Kabul. Rabani ishte kryetari i Këshillit të Lartë të Paqes në vend, i cili është themeluar nga qeveria afgane për të punuar për një zgjidhje politike. Por prej një viti nuk kishte bërë shumë përpara. Rabani ishte president i qeverisë afgane që pasoi regjimin taliban. Në 1996, ai u bë kreu i Aleancës Veriore, e cila përbëhej më shumë nga minoritetet tajikë dhe uzbekë, që erdhën në fuqi në Kabul pas rrëzimit të talibanëve. Rabani është me etni tajike.











