Vrau vëllanë me thikë pas sherrit, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për autorin! (VENDIMI)

Jun 29, 2026 | 12:42

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 76-vjeçarin Muharrem Rrashka, i cili u ndalua pasi akuzohet se vrau me thikë të vëllanë Eqerem Rrashka, në fshatin Agonas të Kavajës.

Gjykata-e-Durresit

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së mërkurës, kur dy vëllezërit e moshuar ndodheshin në arë.

Mes tyre ka ndodhur një konflikt dhe gjatë përplasjes 76-vjeçari e ka goditur vëllain me mjet prerës. I plagosuri u dërgua për në spital, por ndërroi jetë rrugës. Policia tha se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, teka po heton edhe konfliktet e mundshme të pronësisë.

Në vendim thuhet se u bë:

“Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë, të personit nën hetim M.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 279, paragrafi 2 i Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë”.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura rreth orës 10:00 të ditës së djeshme.

Arma e krimit thikë është sekuestruar si provë materiale.

kavaje vrasja

Vendimi i Gjykatës Durrës:

Çështja penale me Nr. 439 Akti, me objekt “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit M. Rr. i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Vrasja per shkak te mardhenieve familjare”dhe “Prodhimi,mbajtja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”,parashikuar nga neni 79/c dhe 279/2 K.Penal”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese)

Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtarit të gatshëm Elvis Sulejmani. Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 28.06.2026, ora 10:00.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 439, datë 28.06.2026, ku ka vendosur:

VENDOSI:

  1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë, të personit nën hetim M.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 279, paragrafi 2 i Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.
  2. Caktimin ndaj personit nën hetim M. Rr., të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
  3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

U shpall në Durrës, sot më datë 28.6.2026”.

© Panorama.al

Te lidhura