Lajmi i bujshëm nga dje është interesimi i Napolit për Ernest Muçin. Madje u shtua se është dërguar një ofertë 16 milionë euro, si edhe opsioni i huazimit të një lojtari nga nënkampionët e Italisë.
Rezulton se gazeta e njohur në qytetin e Napolit, “Il Mattino” ka ngatërruar ekipin e Muçit. Raportimi është sikur po negociohet me Beshiktashin, që ndërkohë interesohet tek italianët për Anguisën ndër të tjerë. Fakt është se kartoni i Muçit i përket Trabzonsporit.
Duhet theksuar po ashtu se lajmi për numrin 10 u përhap nga Turqia. Sa i përket “Il Mattinos”, shton se futbollisti shqiptar do të ishte bast për shkak se nuk ka provuar asnjë nga “Top 5” ligat e Europës.
Drejtori sportive Xhovani Mana ndërkohë po shikon situatën. Fakt është se Kerim Alajbegoviç qëndron po ashtu si opsion, teksa Leverkusen i zotëron kartonin.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al













