Vrau me thikë vëllain teksa punonin në arë, arrestohet 76 vjeçari në Kavajë

Jun 25, 2026 | 13:22

Arrestohet 76-vjeçari Muharrem Rrashka që vrau me thikë të vëllain Eqerem Rrashka në fshatin Agonas të Kavajës.

auto_makine-policie1600149396

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së mërkurës, ku 76-vjeçari Muharrem Rrashka, dhe vëllai i tij Eqerem Rrashka, 74 vjeç ndodheshin në arë.

Mes tyre ka ndodhur një konflikt dhe gjatë përplasjes 76-vjeçari e ka goditur vëllain me mjet prerës.

I plagosuri u dërgua për në spital, por ndërroi jetë rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.

Thika që dyshohet se u përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura