Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë ndaj Shtjefën Ziçit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Bardhe Ziçi, në një konflikt të dyshuar familjar më 9 korrik.
Autori mbërriti sot (13 korrik) në gjykatën e shkallës së parë.
Pasi dëgjoi palët, gjykata dha masën “arrest me burg” për Shtjefën Ziçin.
64-vjeçari nuk ka dhënë asnjë dëshmi as në Gjykatë, sepse ndodhet në kushte të rënda psikike.
Avokati mbrojtës ka kërkuar një ekspertim psikik për të dyshuar për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Gjyqtare e masës ka qenë Zamira Lila, kurse Albulena Koliqi si prokurore dhe Agim Martini si avokat mbrojtës.
Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e krimit në familje dhe rrethanat në të cilin ndodhi.
© Panorama.al













