Replikat në Kuvend, deputeti i Lëvizjes Bashkë: Kujdes se në shesh s’ke Saliun, por rininë shqiptare! Kreu i Grupit të PS: Je aksidentalisht në këtë sallë, ke ardhur hajdutçe

Jul 13, 2026 | 10:42

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi theksoi se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tenton të tallet me protestuesit duke publikuar momente nga nisja e protestës për të treguar se janë të paktë në numër.

balla muci

Duke folur në Kuvend, ai deklaroi se nuk mund të vazhdojë të tallet, duke i thënë se përballë nuk ka Sali Berishën, por rininë shqiptare.

“I them që Taulant, ki kujdes se përballë nuk ke më Saliun por rininë shqiptare, që për 43 ditë po brohoret për një Shqipëri të re”, tha ai.

Ndërkohë Balla replikoi me të duke i thënë se nuk mund të flasë në emër të popullit, pasi sipas tij, ka shkuar në Kuvend për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër.

“Nuk ke asnjë të drejtë as politike dhe as morale që të flasësh në emër të popullit. Sepse në këtë sallë në emër të popullit ka një shumicë të caktuar nga vota. Ndërkohë që ti je aksidentalisht në këtë sallë se ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Pra ke ardhur hajdutshme.

Unë nuk tallem me protestën. Protesta kur nisi ishte diçka e bukur. Kur nisi në emër të disa kërkesave që lidhen për mjedisin, por e kam thënë dhe vazhdoj ta them, nuk e di se sa mirë i ndiqni statuset e mia të orës 7, tregon se si kur hyri Saliu, hyri Gonja, Qorri, apo ndonjë tjetër, flamengot fluturuan dhe ngelën sorra si puna jote dhe e këtij tjetrit, dhe e Gones.

Gone sqaro se si mund të shesë një njeri një apartament 151 metër katror për 15 mln euro. Por petat e byrekut po hapen, sic po hapen edhe historitë e përfshirjes së lloj lloj balte dhe llumi. “, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura