Vrasja e Selimit, Burgaj thërret grupin hetimor

Sep 27, 2011 | 20:40

TIRANE- Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka thirrur në një mbledhje urgjente mbrëmjen e së martes, grupin hetimor që po heton lidhur me vrasjen e një dite më parë të, Arjan Selimit në Tiranë.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Arjan Selimi humbi jetën një natë më parë, pasi u ekzekutua me 6 plumba rreth orës 20:00 në Tiranë, ne afërsi të lagjes ku banonte.

Vrasja e Selimit, policia: Po hetojmë për zbardhjen

Policia e Tirane njofton sot se po hetohet per zbardhjen e ngjarjes se mbremshme, kur 38 vjecari Arjan Selimi u ekzekutua me pese plumba ne afersi te pallatit ku banonte ne rrugen “Stavri Themeli” ne kryeqytet.

Permes nje deklarate per mediat, policia ben me dije se jane shoqeruar dhe pyetur disa persona qe mendohet te kene dijeni per ate qe ndodhi, por ende nuk jepen te dhena rreth deshmive.

Ne vendin e ngjarjes, sipas policise jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 20 gezhoja, dale si pasoje e te shtenave qe i moren jeten Selimit dhe lane te plagosur edhe nje tjeter te ri, per fat jashte rrezikut per jeten.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur pranë “ ish Parkut të Autobusave, ndërsa viktima është identifikuar si Arjan Selimi, 38 vjeç.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Arjan Selimi, ka qenë në një proces gjyqësor pasi ishte i pandehur ne dosjen “kompas” si i akuzuar për “trafik të narkotikëve”

Pak kohë më parë Arjan  Selimi ka lënë qelinë e burgut, ndërsa kishte lidhur martesë me vajzen e njohur te televizionit, Inis Gjoni me te cilen priste dhe nje femije.

Nderkaq, mesohet se Selimi ka qene i shoqeruar nga nje i ri, i cili ka mbetur i plagosur. Ai ndodhet jashte rrezikut per jeten, ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

© Panorama.al

Te lidhura