TIRANE- Dy persona të shpallur në kërkim për vrasje dhe trafikim janë ekstraduar sot nga Kosova. Ekstradimi, bërë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me UNMIK-un ka sjellë ne Tiranë 28-vjeçarin Gerald Mitre dhe 49 vjecarin, Isat Metaliaj.
Sipas policise Mitre, lindur në Kolonjë ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”. “28-vjeçari në datën 02.01.2006, në Londër, Angli, ka vrarë duke e goditur me thikë, shtetasin britanik Aaron Stokes, për motive të dobëta”- thone burimet policore.
Nderkohe, Metaliaj, lindur në Tropojë eshte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”.
Sipas informacioneve 49-vjeçari Metaliaj në bashkëpunim me një preson tjetër, kanë trafikuar për qëllime prostitucioni në Kosovë, shtetasen E.M., kundrejt shumës prej 300 eurosh.
© Panorama.al











