KORCE- Burg pa afat per autorin e vrasjes se dyfishte ne nje biliardo ne “Radanec” te Korces dhe nga 1.5 vjet burg per tre bashkepunetoret e tjere ne krim.
Kjo eshte pretenca e Prokurorise per ngjarjen e cilesuar si masakra e Radanecit, ne janar te ketij viti, ku u vrane dy te rinj dhe tre te tjere mbeten te plagosur.
Paraditen e sotme, ne seancen e radhen ne Gjykaten e Korces ka qene fjala e prokurorise e cila ka kerkuar burg perjete per autorin e akuzuar per krimin, Erjon Mukadesi dhe nga 1.5 vite per Irfan Mukollari, Fatjon Dinkollari dhe Ervin Mukollari, bashkepunetore ne krim.
Sipas prokurorise autori akuzohet per vrasjen me arme zjarri te Mikel Tepexhikut dhe Kastriot Hysit. Ngjarja ndodhi prane nje kazinoje, ku ishin duke luajtur nje grup shokesh dhe nje person tjeter qe u identifikua si Erjon Mukadesi.
Sherri duket se nisi per nje fjale goje, e mandej situata u acarua. Djali nga fshati, i akuzuar si autor ka dale jashte lokalit, pasi eshte share e zene me grupin e shokeve dhe ka kerkuar ndihmen e te njohurvete tij nga i njejti fshat.
Vetëm pak minuta më pas, ai i armatosur hapi zjarr ne drejtim te grupit tjeter. per pasoje nje mbeti i vdekur ne vend dhe tjetri humbi jeten ne oret e para te mengjesit te dites tjeter ne spital. Nderkohe qe tre vete mbeten te plagosur.
© Panorama.al











