Vrasja e policit Enea Mekolli/ Gjakftohtë, asnjë pendesë dhe rënkim, dëshmitarët tregojnë sjelljen e Violand Braçellarit pas plagosjes! Para një viti dyshohet se…

Jun 4, 2026 | 11:29

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lozhan të Maliqit, në rrethinat e një stani ku fshihej autori i plagosur Violand Braçellari, i shumëkërkuar dhe dënuar në mungesë për kultivim droge, i cili vrau gjatë aksionit efektivin Enea Mekolli dhe plagosi Edison Adrin.

violand bracellari OK

Në momentin e arrestimit, autori Violand Braçellari ka treguar gjakftohtësi të plotë.

Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat qe e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk rënkonte.

Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.

Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.

© Panorama.al

Te lidhura