Kreu i PD, Sali Berisha tha se Rama ditën e nesërme do të organizojë një antimiting ndaj protestave paqësore qytetarë. Por si përgjigje, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se deklaratat e Berishës janë diversion, duke theksuar se PS organizon festa me rastin e 35-vjetorit.
Sipas tij programi për festat e partisë janë të përcaktuara, ndërsa u shpreh si “Berisha nuk është i ftuar”.
Ndërkohë Balla i kërkoi Berishës që të jetë i qartë në qëndrimet e tij, i mbështet apo jo investimet e huaja.
“Zoti Berisha të shoh që insistoni me padurim që të merrni pjesë në festat e 35 vjetorit të PS. Ne kemi një kalendar të parashikuar te festave tona, sigurisht që ju nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjet e PS as në Vlorë, as Tiranë dhe asgjëkundi. Ne jemi kemi mundur 15 herë nga 20 beteja elektorale. Me Edi Ramën kryetar të PS ju kemi mundur 8 herë rresht, do ju mundim përsëri pas një viti, do ju mundim edhe në 2029. Prandaj diversionin tënd se nesër në Vlorë paskemi antimiting, ne kemi një festë ditëlindje dhe populli i Vlorës është kryeqyteti i PS. Bëni mirë që të vini mend se nuk po ju kupton askush”, tha Balla.
© Panorama.al












