Vrasja e efektivit gjatë aksionit në Maliq, zv/kryeministrja Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të papranueshme! Drejtësia të veprojë me forcë

Jun 4, 2026 | 11:10

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sot (4 qershor) për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri, nga i shumëkërkuari tashmë i arrestuar pas plagosjes, Violand Braçellari.

Albana Kociu-skandali me mejet e Onkologjikut

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Koçiu ka dënuar krimin duke kërkuar që drejtësia të veprojë.

Ajo shkruan se është një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend, ndërsa shton sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme

“Humbja e jetës së efektivit të Forcave të Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, në krye të detyrës gjatë operacionit policor në Maliq, është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend. Sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cenim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit”, shprehet zv/kryeministrja.

Në fund ajo ndan ngushëllimet për familjen e efektivit dëshmor dhe uroi shërim të shpejtë për policin e plagosur.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dëshmorit Enea Mekolli, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit. Njëkohësisht, i urojmë shërim të plotë dhe sa më të shpejtë efektivit Edison Adri, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Koçiu.

© Panorama.al

Te lidhura