Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama në një akt përçarës ka planifikuar që nesër të organizojë në Vlorë një antimiting.
Në fjalën e tij në Parlament, Sali Berisha denoncoi se u janë dërguar mesazh nëpunësve që të marrin pjesë.
Teksa bëri thirrje që të heqin dorë dhe të anulojnë takimin e nesërmë, Berisha tha se “antimitingjet nuk do të tolerohen”.
“Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe vendimin e kreut të Meduzës, kreut të organizatës kriminale për të organizuar nesër në Vlorë antimitingun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute antimitingjet tuaja nuk do të tolerohen. Antimitingjet tuaj do të marrin atë përgjigje që do të mjeroheni me të. A ka akt më të turpshëm të marrësh nëpunësit këtu dhe të dalësh kundër protestës qytetare. A ka akt më përçarës! Hiqni dorë, anulojeni! Mos e provoni, të ndiqen rregullat. Ka një protestë më qytetare, dënoj edhe dhunën ndaj tyre. Ndaj dhe është fashiste, stalinisti praktika e antimiringjeve, hiqni dorë. Kam publikuar mesazhet që keni dërguar në administratë”, tha ndër të tjera Berisha.
© Panorama.al












