TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani e ka quajtur vit të arritjeve të mëdha, vitin që sapo lamë pas, duke analizuar punën e bërë nga ministria dhe gjithë agjencitë në varësi.
Ne pergjigje te pyetjes se medias gjate analizes se punes per vitin e shkuar, ka theksuar se u qendron deklaratave te bera per nje nga vrasjet e bujshme te vitit te shkuar, ate te gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ne Vlore.
“I qëndrojmë deklaratave. Policia ka përcjellë prova dhe informacione që ne i gjykojmë që janë ë rëdnësishme për Prokurorinë. Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të ofruar kapacitet e saj profesionale në shërbim të grupit hetimore për të adresuar çdo cështje për tu gjykuar”, – tha Nishani.
Ai u ndal edhe ne punen qe beri policia ne mbrojtje te institucioneve dhe rendit gjate 21 janarit.
“Të gjitha strukturat e shteti që u angazhuan në mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë publike dhe në 21 janar padyshim kanë përmbushur misionin e tyre. Unë e kam shprehur mendimin tim se dhunimi i institucioneve, është padyshim një veprimtari kriminale, por kjo cështje është tashmë në hetim dhe duhen gjykuar aktorët që ishin prezent në sulmin e institucioneve kushtetuese që iu bënë më 21 janar”, – tha ai.
© Panorama.al











