Pas rreth dy muajsh në arrati, është vetëdorëzuar në polici Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Memaliaj në prill të këtij viti në Memaliaj, ku mbeti i vrarë Endri Goxhaj.
Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi mbrëmjen e 21 prillit në qendër të Memaliajt. Sipas Prokurorisë, gjithçka nisi nga një konflikti të çastit mes 7 personave. Në sherr më pas ndërhynë edhe Dali Nela, vjehrri i tij Aldo Kalemi dhe persona të tjerë.
Në kulmin e konfliktit, Endri Goxhaj nxori një pistoletë dhe qëlloi katër herë në drejtim të Dali Nelës, duke e lënë të plagosur.
Kur panë Dali Nelën të rrëzuar në tokë, dy vëllezërit e tij, Donaldo dhe Marjaldo Nela, sipas prokurorisë, nxorën armët dhe qëlluan në drejtim të Endri Goxhajt. Si pasojë e të shtënave, 30-vjeçari humbi jetën në vend.
Sipas hetuesve, pamjet filmike tregojnë se Goxhaj nuk arriti të reagonte me armë në momentin kur u qëllua nga dy vëllezërit.
Pas të shtënave, Donaldo dhe Marjaldo Nela morën me automjet vëllanë e tyre të plagosur dhe e transportuan me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës. Më pas u larguan dhe u shpallën në kërkim nga policia si autorët e dyshuar të vrasjes.
Në kërkim mbetet ende vëllai i tij, Donaldo Nela.
© Panorama.al












