FOTO+VIDEO- Përshkallëzohet situata para Parlamentit, policia shoqëron Dritan Goxhajn dhe një person tjetër

Jun 30, 2026 | 13:38

Situata para Parlamentit është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë bllokuar të dyja hyrjet e Parlamentit.

dritan goxhaj polici proteste

Gjatë tensioneve, policia ka shoqëruar Dritan Goxhajn, si edhe një person tjetër.

Gazetari Osman Stafa raporton se protestuesit kanë  hedhur vezë ndaj makinës së deputetit socialist Erion Braçe dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia, duke bërë që situata të tensionohet.

dritan goxhaj

Ndërkohë protestuesit të revoltuar kanë kërkuar që të lirohen personat e shoqëruar. Pas kësaj situate të gjithë protestuesit kanë nisur një marshim drejt policisë së Tiranës.

 

 

 

protesta OKJ

© Panorama.al

Te lidhura